Shqiptarët masakrojnë me thika kuzhine në parking dy bashkëkombasit/ Çfarë zbuloi policia

Shqiptarët masakrojnë me thika kuzhine në parking dy bashkëkombasit/ Çfarë zbuloi policia

20:14, 22/01/2021
A+ Aa A-

Dy shqiptarë të dyshuar si autorë të një tentative vrasje në një ngjarje të ndodhur më 20 janar në qytetin spanjoll Kantabrian Hoznayo, janë arrestuar ditën e sotme nga policia franceze në qytetin e Bordeaux.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 27 dhe 29 vjeç.

Ata kanë qenë pjesë e një hetimi që lidhej me një organizate kriminale që merrej me emigracionin e paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe viktimat e sulmit të tyre mësohet se janë dy të rinj nga Shqipëria.

Ku njëri prej tyre mori gjashtë goditje me thikë në gjoks dhe shpinë, ndërsa tjetri në këmbë.

Sulmi sipas mediave spanjolle ndodhi gjatë mesnatës së 20 janarit, në një zonë parkimi kamionësh në Hoznayo.

Gjithçka ndodhi pas një grindje mes katër shqiptarëve.

Dy agresorët sulmuan me thika dy të tjerët, duke u shkaktuar atyre lëndime të ndryshme, njëri prej tyre u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Garda Civile menjëherë filloi një hetim për vrasje në tentativë, duke marrë të dhëna të ndryshme nga automjeti dhe duke gjetur armët e përdorura në sulm, dy thika kuzhine me një teh rreth 20 centimetra në të cilat kishte ende gjurmë gjaku.

Hetimet në makinë zbuluan se ajo ishte përdorur nga dy persona që po hetoheshin për favorizimin e imigracionit të paligjshëm dhe të cilët mund të ishin larguar në Francë, ndaj dhe u njoftua policia franceze.

Në të njëjtën ditë, Policia Franceze njoftoi se kishte lokalizuar automjetin në Bordeaux.

Ndërsa, në funksion të këtyre të dhënave, gjykata lëshoi ??një urdhër-arresti për shqiptarët.

Të arrestuarit tashmë ndodhen në Francë, ndërsa pritet ti dorëzohen së shpejti autoriteteve spanjolle.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco