VIDEO/ Tirja shfaqet me kokën e ulur: Banoj te 'Shefqet Ndroqi'

VIDEO/ Tirja shfaqet me kokën e ulur: Banoj te 'Shefqet Ndroqi'

09:55, 14/01/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për sanitaren e spitalit COVID 2, Tire Alldervishi, e akuzuar për mashtrim pas skandalit me një paciente të këtij spitali, vajzës të së cilës i ka marrë 8 mln lekë duke u hequr si infermiere.

Alldervishi është shfaqur në Gjykatë me kokën ulur duke ka pritur vendimin e gjykatës

Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar masën “arrest me burg” me akuzën për mashtrim më shumë se një herë.

59-vjeçarja nuk ka folur asnjë fjalë përpara hetuesve përveç faktit që është e tronditur.

“Nuk kam asgjë për të thënë jam e tronditur, do flas në një moment të dytë”, mësohet se ka thënë Alldervishi përpara hetuesve. Në këtë mënyrë sanitarja Alldervishi as ka pranuar dhe as ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj saj, duke zgjedhur të flas në një moment tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco