Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

E tradhëtoi konsumi i tepërt i energjisë, ja çfarë gjeti policia në banesën e shqiptarit

E tradhëtoi konsumi i tepërt i energjisë, ja çfarë gjeti policia në banesën e shqiptarit

17:28, 13/01/2021
A+ Aa A-

Një djalë shqiptar i moshës 20 vjeç është arrestuar nga policia italiane pasi në apartamentin ku jetonte u gjet një plantacion i madh marijuana.

Për të tradhëtuar shqiptarin ka shërbyer sasia e madhe e energjisë elektrike të shpenzuar në një apartament që cilësohej i zbrazur, që në fakti rezultoi se rryma vidheje.

Sipas medias vendase në apartament që ishte kthyer në një serë u gjetën 1887 vazo me marijuanë.

Për ti pritur karabinierët e stacionit të Magenta në apartament ka qenë vetë 20 vjeçari shqiptar.

Aksioni blic u krye të martën në mëngjes, kur karabinierët u njoftuan nga teknikët e ENEL, që u kërkuan atyre një ndihmë për të verifikuar një pallat, nga ku sinjalizohej një konsum të pajustifikueshëm të korentit në një kohë që i ishte ndërprerë furnizimi.    

Edhe pse i riu shqiptar u përpoq t’ia mbathte, arrtatia e tij nuk ka zgjatur shumë pasi u bllokua nga karabinierët.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco