Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

 ‘I kanë shitur hyrjet nga 3 herë’/ Zbulohet konflikti mes dy biznesmenëve

‘I kanë shitur hyrjet nga 3 herë’/ Zbulohet konflikti mes dy biznesmenëve

12:15, 13/01/2021
A+ Aa A-

Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj ka nxjerrë në dritë arsyet e mosmarrëveshjeve me biznesmenin Albert Allmuça, që dyshohet se fshihet pas atentatit.

Në një prononcim për ABC, një nga pronaret e tokës ku po ndërtohet kompleksi i banimit nga Llanaj dhe Allmuça tha se biznesmenët i kanë shitur hyrjet nga dy ose tre herë, ndërkohë që ky i fundit ka për t’i dhënë dhe 4800 euro.

Jemine Durishti gjithashtu tha se Albert Allmuça është i mbytur në borxhe.

“Kam 4,800 euro për të marrë. Kam tre muaj që vij e ai më fshihet. Më thotë do t’i jap, se jam gjysh, se do marr kredi, unë i du se do të shtrohem në spital. Me Bertin (Albert Allmuça) e kam konfliktin”, – u shpreh Durishti.

“Kushedi sa njerëzve u ka marrë lekët dhe s’ua ka dhënë. I ka shitur nga dy-tre herë hyrjet. Është i mbytur në borxhe. Kushedi sa borxhe ka për të dhënë”, – vijoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco