Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gratë që ‘hanë’ burrat/ Rasti unikal, ja si dy motrat nga Rrësheni vranë bashkëshortët

Gratë që ‘hanë’ burrat/ Rasti unikal, ja si dy motrat nga Rrësheni vranë bashkëshortët

19:14, 23/11/2020
A+ Aa A-

Drane Deda, 65 vjeç, nga Rrësheni, qëlloi më 6 nëntor burrin e saj Llesh Deda, pa një motiv të qartë duke e goditur me sqepar në kokë.

Ky i fundit ndërroi jetë më 21 nëntor dhe vetëm sot në daljen e saj në gjyq gruaja mësoi që burri kishte vdekur.  

E moshuara e qëlloi burrin 3-4 herë me mjet mprehës, ndërsa ky i fundit po flinte gjumë.

Gruaja para policisë tha se e kreu krimin në mënyrë të gjakftohtë dhe se atë nuk ishin grinder. Ajo dha si shkak se burri e kishte detyruar të bënte 10 fëmijë.

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë, dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur,”- tha para oficerëve, Drane Deda.

Por ajo që habit në historinë e Drane Dedës, është fakti që edhe motra e saj ka vrarë bashkëshortin, krim për të cilën po vuan dënimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco