Foto e ditës në media/ Shqiptarja vrapon për t’i shpëtuar plumbave, ja çfarë shkruan motra e saj

Foto e ditës në media/ Shqiptarja vrapon për t’i shpëtuar plumbave, ja çfarë shkruan motra e saj

18:16, 03/11/2020
A+ Aa A-

Fotoja e shqiptares, Bulina Dërguti, e cila vrapon me shoqet e saj në rrugët e Vjenës për t’i shpëtuar plumbave të agresorit që vrau 4 persona dhe la të lënduar 15 të tjerë, ka qarkulluar për gjatë gjithë ditës në mediat austriake por edhe jashtë saj. Nora Dërguti, motra e Bulinës, në një mesazh në rrjetin e saj social ka përshkuar ndjesinë që kanë përjetuar ndërsa kanë parë foton e të afërmes së tyre që vrapon e terrorizuar për ti shpëtuar plumbave.

‘Dje unë dhe familja ime u tronditëm nga lajmi i sulmit terrorist në Vienë.

Më shumë na tronditi fakti që motra ime Bulina, ishte po në vendin ku ndodhi ky akt qnjerzor.

Fotoja e saj dhe e shoqeve të saj duke vrapuar të shokuara është shpërndarë nëpër gazeta të ndryshme.

Për fat të mirë, ajo dhe shoqet e saj janë mirë.

Shumë nga ne mendojmë që jemi larg këtyre akteve terroriste.

Që neve nuk na ndodh, por i ndodh tjetrit. 

Por realiteti është ndryshe.

Ka se pret kërset....’-shkruan Nora Dërguti.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco