Covid-19 pushton Gjykatën e Tiranës/ Infektohen mbi 20 persona, lajmi mbahet i fshehtë

Covid-19 pushton Gjykatën e Tiranës/ Infektohen mbi 20 persona, lajmi mbahet i fshehtë

21:48, 19/10/2020
A+ Aa A-

Situata e koronavirusit po përkeqësohet ndjeshëm javët e fundit, pasi janë raportuar mbi 200 raste të reja ditore.  

Burime për mediat bëjnë me dije se në Gjykatën e Tiranës janë mbi 20 persona me koronavirus, por nuk e bëjnë publike.

Ditën e sotme, vajzat shtatzëna kanë marrë urdhër që të marrin pushim dhe të mos punojnë më.

Ndërkohë, nëse kërkohen gjyqtarë për çështje të ndryshme, përgjigjja që jepet është: “Ka dalë me Covid, nuk është”.

Mbetet e paqartë përse mbahet e fshehtë shpërthimi i rasteve me koronavirus në Gjykatën e Tiranës, të cilat mund të kthehen në një burim të madh infeksioni./ Faxweb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco