Kapet 1.2 ton kanabis në Greqi, kishte mbërritur nga Shqipëria/ Dy të arrestuar

Kapet 1.2 ton kanabis në Greqi, kishte mbërritur nga Shqipëria/ Dy të arrestuar

09:09, 13/10/2020
A+ Aa A-

Një sasi e madhe prej 1200 kilogramë kanabis është sekuestruar në një zonë pranë Gjithios në Peloponez të Greqisë, ndërsa vlera e saj në treg pritet të kapte shifrën e 2 milionë eurove.

Sipas informacioneve të para të dhëna nga mediat greke, ngarkesa ka mbërritur me skaf nga Shqipëria dy ditë më parë dhe ishte shkarkuar në një zonë të izoluar në afërsi të Gjithios.

Policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike, dhe ndaj dhe strukturat e posaçme të saj ndodheshin në alarm.

Deri tani janë 2 të arrestuar, ata janë gjetur mbi motoskafin që transportohej droga. Nuk dihet ende nëse këta persona janë dhe poseduesit e lëndës narkotike, apo detyra e tyre e vetme ka qenë transporti.

Pavarësisht zërave nga qeveria shqiptare se kultivimi i kanabisit ka rënë ndjeshëm, ku ka madje dhe pretendime për zerim, sasi të tilla tregojnë se trafikantët shqiptarë, vijojnë ende që të bëjnë namim me tregtinë e narkotikëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco