Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Dhunoi nënën e tij, policia arreston 57 vjeçarin në Sarandë

Dhunoi nënën e tij, policia arreston 57 vjeçarin në Sarandë

13:18, 12/10/2020
A+ Aa A-

Ka dhunuar nënën e tij por është arrestuar nga policia vetëm pak orë pas ngjarjes.

F.M., 57 vjeç, banues në Sarandë u arrestua pasi në datën 11.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë

Dhunoi nënën e tij, vihet në pranga  shtetasi në kërkim vetëm disa orë pas shpalljes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur shtetasin:

F.M., 57 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi në datën 11.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij.

Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco