Zbardhen kërkesat e të burgosurve të Peqinit, nga kalçetoja, kafe më të lirë, menu sipas fesë...

Zbardhen kërkesat e të burgosurve të Peqinit, nga kalçetoja, kafe më të lirë, menu sipas fesë...

12:23, 12/10/2020
A+ Aa A-

Zbardhen kërkesat e të dënuarve në burgun e Peqinit, Report Tv ka siguruar dokumentin.

Kërkesat e tyre ishin të 3 lloj karaktereve:

1. Karakteri legjislativ

·Ndryshimi i burgimit të përjetshëm dhe përcaktimi deri në 20 vite burgim

·Njohja e vuajtjes së dënimit për lirim me kusht nga 3/4 në 3/5 e dënimit të vuajtur

·Ndryshimi i sigurisë së burgut nga siguri e lartë në të zakonshme për të dënuarit që kanë plotësuar 2/3 e dënimit

·Amnisti e përgjithshme

2. Karakteri ekonomik

·Çështja e ushqimit në institucion cilësia dhe sasia

·Çështja e kartave të telefonit me kompaninë Mobitel dhe shtimi i numrave për të bërë më shumë telefonata dhe për më shumë minuta për përmbajtjen e kartave telefonike nga kompania

·Në lidhje me listën e çmimeve të njësive tregtare të IEVP-së të jenë të njëjtat me çmimin e tregut pasi kanë shumë diferencë psh. Kafja ekspres Lavazza në njësinë tregtare është shumë më e shtrenjtë se çmimi i tregut

3. Karakteri administrativ

·Të hiqet regjimi i mbikqyrjes së veçantë për të dënuarit që kapen me celularë

·Në lidhje me propozimin në gjykatë me objekt Ulje Dënimi nga Komisioni i Vlerësimeve të IEVP-së mos të shkohet me rrëzim për pjesën e pranimit apo jo të veprës penale

·Në lidhje me punësimin e të burgosurve pretendojnë që të punësohen në kuzhinë dhe myslimanë dhe të krishterë

·Në lidhje me ndriçimin për fikjen e dritave të dhomave natën

·Të hapen klasat për karakter edukativ

·Të hapet kalçeto

·Të krijohet një ambient për tharjen e rrobave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco