Policia e Kosovës sekuestron 3 kilogramë hashash në kufirin me Shqipërinë

Policia e Kosovës sekuestron 3 kilogramë hashash në kufirin me Shqipërinë

08:48, 02/10/2020
A+ Aa A-

Dje rreth orës 19:00 në pikën kufitare Vermicë/Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri, një veturë me targa kosovare është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe në të njëjtën janë kapur disa kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Siç njofton RTK, brenda policisë kufitare kanë bërë të ditur se vetura e tipit VW Toureg me targa KS me të hyrë në pjesën kosovare të territorit është ndaluar nga policia.

Pas kontrollit në veturë janë gjetur mbi tre kilogramë drogë e llojit marihuanë.

“Pas gjetjes është njoftuar njësiti antidrogë dhe me urdhër të prokurorit është konfiskuar vetura dhe pronarit të veturës i është shqiptuar ndalesa prej 48 orësh.

Lajmin për konfiskimin e kësaj sasie droge, e ka konfirmuar edhe Nexhmi Krasniqi, nga Departamenti për Kufirin në Policinë e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco