Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Pamje skandaloze natën në QSUT, pacientëve u përmbytet dhoma, thyhen xhamat

VIDEO/ Pamje skandaloze natën në QSUT, pacientëve u përmbytet dhoma, thyhen xhamat

17:09, 01/10/2020
A+ Aa A-

Disa pacientë, të cilët janë të shtruar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë kanë kaluar parmbrëmë një natë jo të qetë.

Siç shihet qartë edhe në pamjet e mëposhtme, një nga pacientët ka mbajtur me forcë derën e dhomës, pasi hapej nga era e fortë.

Madje në një moment nga era e fortë thyhet edhe një xham.

Por jo vetëm kaq, në pjesën e fundit të videos shfaqet një pjesë e dhomës e mbuluar nga uji.  Mesa duket dhoma është përmbytur nga  reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës. Kështu,  pacientët e kanë kaluar natën mes të ftohtit dhe poshtë shtretërve të tyre kishte ujë.

Këto janë kushtet në këtë qendër spitalore, ndërkohë që qeveria pothuajse çdo ditë flet për shërbime dhe ambiente cilësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco