Policja dhe kryeplaku u arrestuan me hashash, ja çfarë vendosi sot gjykata në Skrapar

Policja dhe kryeplaku u arrestuan me hashash, ja çfarë vendosi sot gjykata në Skrapar

17:19, 30/09/2020
A+ Aa A-

Gjashtë shtetas të arrestuar 2 ditë më parë në Skrapar, në kuadër të operacionit ‘Kanioni’, të cilëve iu gjet një sasi prej 176.5 kg lëndë narkotike ‘Canabis Sativa’, dolën sot para Gjykatës së Beratit.  

Edhe pse prokurori i çështjes, Gentjan Abazi ka kërkuar nga gjykata masën e sigurisë “arrest në burg” për të 6 të arrestuarit, gjyqtari i çështjes, Pëllumb Zaimi ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Anxhela Beshirin, punonjësen e Policisë Bashkiake Durrës dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryeplakun e fshatit Çorogjafë, Fatos Lamaj.

Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë: Arben Lekli, Albano Bendo, Sefedin Dokaj dhe Fatjon Beshiri, gjyqtari Pëllumb Zaimi ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan 2 ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit policor “Kanioni”. Pas një hetimi 1-mujor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Lekli dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike “canabis sativa”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim edhe administratori i Njësisë Administrative Tërpan,T.Z,për veprën penale “Shpërdorim detyre” si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi 14-vjeçari T.Beshiri, banues në Durrës. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: “Prodhimi dhe shitje të narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco