Dita e dytë/ Naftëtarët e Ballshit në grevë urie, institucionet heshtje totale

Dita e dytë/ Naftëtarët e Ballshit në grevë urie, institucionet heshtje totale

11:06, 29/09/2020
A+ Aa A-

Prej ditës së djeshme naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie.

Ata kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës.

Por as sot nuk ka ende asnjë reagim nga institucionet shtetërore, ndërkohë që grevistët janë të vendosur ta vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kushteve.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë në grevë deri në plotësimin e kushteve .

Marrja e pagave te cilat janë fituar me gjyqe dhe rifillimi i punës , nëse shteti ka menduar që ta mbylli uzinën të na likujdojë ne dhe të mbyllet.

Nuk lëvizim që këtej deri sa të marrim përgjigje.

Nuk kemi cfarë i çojmë fëmijëve në shtëpi  nga ky shtet maskara”, shprehen naftëtarët në grevë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco