Rinas/ Donte të ikte në Angli, kapet me kartë identiteti greke të falsifikuar

Rinas/ Donte të ikte në Angli, kapet me kartë identiteti greke të falsifikuar

15:32, 22/09/2020
A+ Aa A-

Sherbimi i policisë kufitare ne Rinës ka bërë bilancin e punës së vet përgjatë muajit shtator.

“Evidentohen dy raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Gjatë muajit shtator, nga Policia Kufitare e Rinasit janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare”, thuhet në njoftim.

Ja njoftimi i plotë:

Rinas

Intensifikohen kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Evidentohen dy raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Gjatë muajit shtator, nga Policia Kufitare e Rinasit janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve të specializuara, duke përdorur edhe aparaturën e re të dhuruar nga ambasada gjermane, për identifikimin e dokumenteve të falsifikuara, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i pasaportave ose vizave" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave".

Shtetasi I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco