Lajmi i fundit

FOTO/ SPAK konfirmon, pas kallëzimit të Bardhit, rifillon hetimet për dosjen 335/1 të Xibrakës

VIDEO/ U qëllua me 21 plumba, momenti i vrasjes së Bujar Çelës dje në Elbasan

VIDEO/ U qëllua me 21 plumba, momenti i vrasjes së Bujar Çelës dje në Elbasan

11:50, 18/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Elbasan. Nga vrasës profesionistë u ekzekutua Bujar Çela mëngjesin e djeshëm në një lokal tek rrethrrotullimi në Bradashesh.

Atentatorët besohet që kanë qenë 3 persona, të cilët i janë afruar një nga një 50-vjeçarit dhe kanë qëlluar drejt tij.

Nga pamjet e siguruara nga Ora News, duket që Çela ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur.

Gjithashtu në tavolinë me 50-vjeçarin ka qenë dhe një person tjetër, i cili nuk është dëmtuar fare.

Mësohet se ekzekutorët nuk kanë qenë të veshur me uniforma policie.

Sipas burimeve, ndaj Çelës janë shkrehur 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe më pas autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për t'i dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loku21/09/2020 16:05

Hej Zot i madh.... cmenduri.... Si para 200 vjetesh ne usa...

Shto koment

Denonco