Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Krimi monstruoz/ 23-vjeçarja u vra me plumb në kokë nga i vëllai, të gjitha lëvizjet e të atit

Krimi monstruoz/ 23-vjeçarja u vra me plumb në kokë nga i vëllai, të gjitha lëvizjet e të atit

11:33, 05/09/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga vrasja horror e 23-vjeçares Eglantina Buci nga i ati Faiku dhe vëllai i saj Shkëlzeni.

Krimi tronditës ka ndodhur në vitin 2012, ndërsa një ditë më parë u zbardh dosja e plotë, ku rezultonte se e reja është vrarë dhe varrosur nga familjarët.

“BalkanWeb” raporton se i ati i 23-vjeçares ka planifikuar vrasjen, ndërsa i vëllai ishte ekzekutori.

Vvajza është marrë te zona e Freskut nën kërcënimin e armës dhe është ekzekutuar në Malin me Gropa, ku menjëherë pas krimit vëllai i viktimës e ka lënë trupin aty dhe është larguar. Pas tre-katër ditësh, i ati dhe vëllai i viktimës janë rikthyer në vendngjarje, kanë marrë trupin e pajetë të të resë dhe e kanë groposur rreth 500 metra më tej, nga frika se banorët e zonës mund ta gjenin.

Pas një muaji, një gjuetar ka gjetur pjesë eshtrash të 23-vjeçares, të cilat ishin nxjerrë nga kafshët e egra. Nisur nga eshtrat e sekuestruara dyshohet se viktima është ekzekutuar me një plumb në kokë, që përshkon nofullën e majtë dhe del në pjesën e pasme të kafkës.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, janë thirrur në polici rreth 8 familjarë dhe të afërm të vajzës, të cilët janë pyetur nëse kanë pasur dijeni mbi ngjarjen e ndodhur më 2012-ën. Siç raporton “BalkanWeb”, të gjithë familjarët, përfshi edhe nënën e viktimës, kanë thënë se nuk kanë pasur dijeni për vendndodhjen e vajzës, që prej vitit 2012.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco