Kaloi kamionin me drogë në Itali, ekstradohet 44-vjeçari

Kaloi kamionin me drogë në Itali, ekstradohet 44-vjeçari

13:54, 12/08/2020

Një 44-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. Mësohet se është ekstraduar R. M., 44 vjeç.

Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë.

44-vjeçari është dënuar për “Trafikimi i narkotikëve”, pasi në vitin 2013 në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe  ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.

Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco