Ende asnjë gjurmë: vazhdon operacioni policor në Peqin për të kërkuarin për 7 vrasje Talo Çela

Ende asnjë gjurmë: vazhdon operacioni policor në Peqin për të kërkuarin për 7 vrasje

09:03, 12/08/2020
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit vazhdon operacionin e nisur që mbrëmjen e djeshme në Peqin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar, Talo Çelës, 49 vjeç, me origjinë nga Bradasheshi i Elbasanit. Talo Çela dyshohet se fshihet pranë burgut të Peqinit, por edhe pse operacioni ka vazhduar gjatë tërë natës, ende nuk është kapur.

Talo Çela akuzohet për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019, për ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj më 27 prill 2020 në Durrës dhe për 5 vrasje të tjera të ndodhura në aksin Peqin – Elbasan përgjatë viteve 2018-2019.

Për arrestimin e tij është vendosur shpërblim 10 mijë euro nga Policia e Shtetit si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia. Por Talo Çelo nuk e ka pranuar se ka pasur lidhje me këtë ngjarje të fundit kriminale.

Po ashtu ka mohuar se ka marrë pjesë në grabitjen e 6.2 milionë eurove nga makinat e blinduara që u sulmuan duke transportuar paratë për në Rinas. "Unë kam qenë në berber duke u qethur e duke u rruajtur në orën 14:05 – 14:10...- ka thënë ai. - Edhe jam qethuar, jam rruajtur, kam ikur në shtëpi. Nga aty kam vajtur te kafja ku e kam me gjithë vëllain, një kafe të përbashkët kafe-lavazh."

Mësohet se për kapjen e tij janë zhvilluar katër operacione policore të pasuksesshme deri më sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco