Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Polumbarët e RENEA-s zhyten në Shkumbin, kërkojnë thikën e krimit por gjejnë dy pistoleta

Polumbarët e RENEA-s zhyten në Shkumbin, kërkojnë thikën e krimit por gjejnë dy pistoleta

15:33, 08/08/2020
A+ Aa A-

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy pistoleta në lumin Shkumbin.

Burime për abcneës bëjnë me dije se ato janë gjetur gjatë aksionit të zhvilluar për gjetjen e thikës me të cilën Xhulio Hoxha dhe Euglen Halili kishin ekzekutuar Regis Runajn.

Nuk dihet nëse pistoleta është hedhur në këtë vend nga të njëjtat persona, për të humbur gjurmët.

Dyshimet e para të policisë janë se ato janë përdorur në ngjarje kriminale, ndërkohë që vijojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të saj.

Njoftimi për kërkimet e polumbarëve:

Elbasan

Pamjet gjatë kontrollit në lumin Shkumbin nga ana e Polumbarëve të Reneas për gjetjen e thikës me të cilën autorët kanë kryer krimin. Nga tërësia e hetimeve, rezulton se autorët armën e krimit e kanë hedhur në lumë, në vendin e quajtur "Ura e Lumit Shkumbin".

Gjatë paradites së sotme, u finalizua operacioni policor i koduar "Shkumbini", ku u zbardh dhe dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 29.07.2020.

Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit R. R. Këta autorë, dyshohet se janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco