Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Tragjedia në Himarë, djali mbërrin në spitalin e Vlorës, u përpoq të shpëtonte mamanë

VIDEO/ Tragjedia në Himarë, djali mbërrin në spitalin e Vlorës, u përpoq të shpëtonte mamanë

12:28, 05/08/2020
A+ Aa A-

Një tragjedi ka ndodhur sot në Himrë kur një familje e tërë u përfshi nga furtuna në det.

Nje grua humbi jetën ndërokohë që djali i saj është në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Syri. net ka suguruar pamjet e mbërritjes në Vlorë të djalit që u mundua të shpëtonte nënën e tij.

Ndërkohë një afërm i familjes që u përmbyt tregon si e mësoi ngjarjen.

Një i afërm i familjes që u trondit nga stuhia mëngjesin e sotëm ka treguar se si e mori vesh ngjarjen e rëndë, ku u shpëtuan babë e bir dhe një person me të cilin kishin dalë të mbidhnin rrjetat e peshkimit, dhe u zhduk një grua.

Image

Ai thotë se ata punonin familjarisht në peshkim, ndërsa kishin ardhur në Himarë pas nisjes së sezonit.

“Më njoftoi nipçja në Himarë se çfarë ka ndodhur. Kam kunatin, dy fëmijët dhe të shoqen. Dy familjarët janë në gjendje më të mirë dhe janë në spitalin e Himarës. Djali është më rëndë.

Të shoqen nuk e kanë gjetur ende. Punonin familjarisht në peshkim. Kishin dalë për të mbledhur rrjetat. Janë vlonjatë, kishin nja dy tre muaj  që kishin ardhur për sezonin në Himarë”, shprehet ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco