Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pas 2 muajsh ndjekje, zbulohet me dron kush mbillte kanabis tek Shkëmbi i Dobërçanit Foto ilustrim

Pas 2 muajsh ndjekje, zbulohet me dron kush mbillte kanabis tek Shkëmbi i Dobërçanit

10:15, 25/07/2020
A+ Aa A-

Pas dy muajsh hetime, Policia e Maliqit, e mbështetur nga ajo e Korçës, arritën të zbulojnë me dron një sipërfaqe toke ku ishte mbjellë kanabis dhe të arrestonin 29-vjeçarin, që e kishte mbjellë. Por, jo vetëm atë.

Policia e Maliqit,  në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, zhvilluan operacionin antikanabis "Dobërçani" si rezultat i të cilit u bë karrestimi i 29-vjeçarir F.K nga fshati Gopesh.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, përdorimit të dronit, si edhe gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan tek Shkëmbi i Dobërçanit, në Moglicë, u konstatuan në një sipërfaqje të hapur enkas fidanë kanabis të kultivuar.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën F.K, i cili dyshohet të jetë kultivuesi i tyre.

Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe kryeplaku i fshatit Gopesh,  H.K, 49 vjeç për shpërdorim detyrën, pasi ai kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco