Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Policia mbyll klubin e natës për 1 vit, gjobit pronarin me 1 milion lekë

Policia mbyll klubin e natës për 1 vit, gjobit pronarin me 1 milion lekë

17:30, 21/07/2020
A+ Aa A-

Një lokal në qytetin e Fierit është mbyllur për një vit nga policia. Po kështu pronari i këtij subjekti është gjobitur në vlerën 1 milion lekë. Shkak për këtë vendim ekstrem është bërë pasi ky subject mësohet se ka thyer rregullin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kishte hapur klubin e natës jashtë orarit të lejuar.

Njoftimi i plotë: Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Organizoi në mënyrë të përsëritur aktivitet me muzikë në një lokal nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Pòlicia i pezullon aktivitetin për një periudhë 1-vjeçare.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së Còvid-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020,  Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjekt night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masa për mbylljen e këtij aktiviteti, për një periudhë 1-vjeçare. (Më parë subjektit në fjalë i është vendosur gjòba 1.000.000 lekë).

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Còvid-19.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco