Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTOREPORTAZH/ Situatë serioze te Infektivi, QSUT plot njerëz

FOTOREPORTAZH/ Situatë serioze te Infektivi, QSUT plot njerëz

11:28, 14/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirus në 24 orët e fundit, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçare nga Elbasani, duke e çuar në 97 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 persona të tjerë.

Ministra e Shëndetësisë e përshkruan si shumë serioze situatën në Spitalin Infektiv, atje ku janë të shtruar tashmë 90 pacientë, nga të cilët 5 ndodhen në intubim.

Këto foto nga LSA tregojnë situatën para Infektivit dhe në QSUT, e cila është kthyer në 'bombën biologjike' të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco