Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

VIDEO/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

08:57, 09/07/2020
A+ Aa A-

Policia vijon operacionin e koduar “Perimetri”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Bilisht-Korçë duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm.

Ndërkohë, një person u arrestua në dalje të qytetit të Pogradecit, pasi u kap duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm.

Ata iu premtonin emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Ja njoftimi i plotë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni i koduar "Perimetri", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Gjatë operacionit goditen edhe dy raste të tjera.

Kapen duke transportuar kundrejt fitimit 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatet e Policisë Devoll e Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

- A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip "Benz" 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu  kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

- R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin "Hyundai", 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco