Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ministria kundër maturantëve: Asnjë pyetje jashtë programit, nuk ka rivlerësim të testit

Ministria kundër maturantëve: Asnjë pyetje jashtë programit, nuk ka rivlerësim të testit

15:12, 12/06/2020
A+ Aa A-

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, hodhi poshtë pretendimet e maturantëve për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke u shprehur se asnjë pyetje nuk ka qenë jashtë programit.

Në një konferencë për media, Vrapi theksoi se maturantët nuk kanë dalë me asnjë pretendim konkret për ndonjë pyetje, teksa theksoi se ato janë bërë në mënyrë korrekte, dhe për këtë arsye, sipas saj, nuk do të ketë rivlerësim.

“Pretendimi i tyre qëndron në lidhje nëse ka pyetje jashtë programit në test dhe dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Ne kemi verifikuar një për një që para se të bëhej testi. Dua të bëj me dije se mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësisht të rregullt. Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirësisë së testit. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë. Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete.

Një nga arsyet pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë. Ky ishte një detaj që MSH e mori në konsideratë për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Këto pyetje janë të mira, sepse masin nivelin e nxënësve, por patjetër që ato nuk mund të vlerësojnë të menduarit kritik. Për këtë, u caktuan disa pyetje, që masin pikërisht njohuritë mbi esetë.

Procesi nuk ka përfunduar ende, do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi testi nuk ka asnjë gabim shkencor. Ata nuk janë drejtuar me një pretendim të tillë për pyetje. Pas datës 18 qershor ne do të bëjmë shpalljen e rezultateve, edhe testi, edhe alternativa, që ata kanë zgjedhur për pyetje të caktuara do të bëhen publike”, tha Vrapi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb012/06/2020 16:43

Nese nxenesit jane te sigurt se pytjet e provimit jne jashte spektrit te programit te mesimeve te zhvilluara ne shkolle atehere ata duhet te drejtojne padine e tyre prokurorise se rrethit te Tiranes ,ku prokurora duhet te hetoje padine e nxenesve me eksperte te pavarur te mesimedhenjes ne fushen perkatese. Ministria e aresimit duhet te njoftohet nga prokuroria per te vonuar nxjerjen e rezultateve deri sa te behet konfirmimi nga ekspertet e fushes. Nese pretendimi i nxenesve eshte i drejte atehere nxensit nuk do te vleresohen per pyetjet jashte programit mesimor te zhvilluar.ndersa perpilusit e tezes mund te meren ne ndjekje penale per fallsifikim dhe mos zbatim me dashje te programit mesimor ne perpilimin e tezes se provimit perkates.

Shqiptari12/06/2020 16:31

O SHARABAJGAT E MUTIT! O PLEHRAT E SHQIPERISE DHE FEKALET E KOSOVES QE E QELBET FARE KETE VEND!! NUK MBETI BREZ, NUK MBETI ASNJE KLASE E SHOQERISE TONE PA PROTESTUAR KUNDER KESAJ QEVERIE MUTI, KUNDER KESAJ NARKO-BANDE TE NDYRE MAFIZESH, KRIMINELESH, QELBESIRASH DHE NDYRESIRASH!!! MINISTRJA E RILINDJES SE ANALFABETIZBIT, INJORANCES DHE IDIOTESISE!!! TURPI ME I MADH PER SHQIPERINE!!! SHQIPERIA KA QINDRA DHE MIJERA PEDAGOGE, POFESORE DHE AKADEMIKE TE SHQUAR, TE SPIKATUR, TE RESPEKTUAR DHE ME DINJITET QE MUND TA DREJTOJNE ME PROFESIONALIZEM ARSIMIN SHQIPTAR, AQ TE LENE MBRAPA NGA CDO PIKEPAMJE. MINISTRIA E ARSIMIT ESHTE SHNDERRUAR NE NJE NDERMARRJE KOMUNALE-BANESA, KU ME SHUME SE DHENIA E DIJES DHE BERJA E REFORMAVE ARSIMORE PER RRITJEN E CILESISE DHE NIVELIT TE ARSIMIT, KANE RENDESI TENDERAT PER LYERJE FASADASH, GODINASH, RIKONSTRUKSIONE NGA 10 HERE TE HALEVE, ZYRAVE DHE SHKARRAVINAVE NEPER MURE!! NA ERDHI MINISTRESHA PREJ KOSOVET!!!! NA ERDHI PERSONAZHI ME QESHARAK DHE ME I PAAFTE PER ARSIMIN SHQIPTAR!!! TURP! TURP!!! TURP!!! QE KUR KA ARDHUR KJO PACAVURE DHE LETRA HIGJENIKE E KOSOVES I GJITHE ARSIMI SHQIPTAR UNIVERSITAR, PARAUNIVERSITAR, PROFESIONAL DHE 9-VJECAR KA PESUAR NJE RENIE NE NJE PIKIATE DRASTIKE DHE SKANDALOZE!!! DIJEN E ZEVENDESOI NE NIVELIN ME TE LARTE PADIJA, ANALFABETIZMI DHE INJORANCE!!! GJITHCKA U POLITIZUA NE MENYREN ME KRIMINALE TE MUNDSHME!!! SHKOLLAT SHQIPTARE KANE 25 VJET QE PRODHOJNE VETEM INJORANTE DHE IDIOTE PARTISH!!!! TE RINJTE KANE LENE LIBRAT DHE I JANE FUTUR PARTIVE SEPSE PARTIA TE SIGURON SHKOLLEN PA SHKUAR ASNJE DITE, PARTIA TE SIGURON PUNEN PA BERE ASNJE PUNE, MJAFTON QE TE TUNDESH FLAMURE!!! KJO ESHTE FATKEQESIA ME MADHE DHE ME E RENDE KOMBETARE!!!

Shto koment

Denonco