Kandidat për SPAK/ Ankimohet vendimi për prokurorin Anton Martini

Kandidat për SPAK/ Ankimohet vendimi për prokurorin Anton Martini

19:38, 10/06/2020
A+ Aa A-

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për prokurorin Anton Martini, i cili është dhe kandidat për SPAK.

Anton Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, por Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin në KPA duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë deklaron Anton Martini nga ato që i janë gjetur, 3 dosje ku dyshon Komisioneri Publik si dhe disa denoncime.

KPK konfirmoi në detyrë në fund të janarit të këtij viti Anton Martinin, prokurorin e Krimeve të Rënda duke e nxjerrë të pastër por tashmë duket se çështja do vijojë në KPA.

Ndërkohë KLP e ka renditur të dytin në garën për SPAK bazuar në anën profesionale.

NJOFTIMI ZYRTAR

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 231, datë 29.1.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Anton Martini, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 231, datë 29.1.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Anton Martini.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco