Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Drogë mbi 300 mijë euro/ Në pranga edhe shqiptarë, ja si nisën hetimet

Drogë mbi 300 mijë euro/ Në pranga edhe shqiptarë, ja si nisën hetimet

19:38, 03/06/2020
A+ Aa A-

Karabinierët e Frosinones në Itali, si rezultat i një operacioni për trafikun e drogës, zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, kanë vënë në pranga 23 persona.

Si nisën hetimet

Raportohet se hetimet në lidhje me shkatërrimin e këtij grupi nisën si rezultat i disa ankesave që u bënë për një sipërmarrës vendas. Sipërmarrësi është një ndër personat, mbi të cilin është ekzekutuar masa e ndalimit. Kështu nisën hetimet, që lejuan nxjerrjen në dritë të një grupi që merrej me trafikimin e drogës, përgjithësisht me hashash dhe marihuanë, por edhe kokainë.

Mësohet se në grupin e personave të arrestuar krahas italianeve ka edhe disa shtetas shqiptarë.

Sekuestrimi

Droga, plot 25 kilogramë, ishte paketuar në doza të vogla për t’iu shitur përdoruesve të shumtë, ndërsa vlera e saj, nëse dilte në treg, llogaritet mbi 300 mijë euro.

Gjatë hetimit, 7 persona janë arrestuar tashmë si të dyshuar kryesorë për trafikimin e drogës, 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 10 kontraktorë janë drejtuar në autoritetin administrativ. Gjithashtu janë konfiskuar 15 mijë euro para cash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco