MSH: 23 raste të reja me koronavirus, 2 prej tyre personel shëndetësor

MSH: 23 raste të reja me koronavirus, 2 prej tyre personel shëndetësor

11:00, 30/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 23 persona, duke e çuar në 1122 numrin total të të infektuarve.

ISHP bën me dije se 16 prej tyre janë në Tiranë, ndërsa dy janë personel shëndetësor.

Shpërndarja e rasteve të reja është në Tiranë, Durrës, Lushnje, Librazhd, Mat dhe Krujë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 pacientë.

DEKLARATA E PLOTE

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri. 
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive.

Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz. 

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (30 maj 2020)
Testime totale- 15950
Testime molekulare- 14498
Testime serologjike- 1452
Raste pozitive- 1122
Raste të shëruara- 857
Raste aktive- 232
Humbje jete- 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-137
Durrës-39
Krujë-16
Shkodër-11
Kamëz-9
Mat-8
Lushnje-6
Berat-2
Fier-2
Korçë-1
Librazhd-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco