Kapshticë/ Kapet 200 kg kanabis brenda kamionit me frigoriferë

Kapshticë/ Kapet 200 kg kanabis brenda kamionit me frigoriferë

11:10, 29/05/2020
A+ Aa A-

Trafiku i drogës nuk ka të ndalur. Pas Italisë, kësaj herë ishte kufiri tokësor me Greqinë.

Në pikën kufitare të Kapshticës është bllokuar një kamion që transportonte kanabis. Kamioni në fjalë transportonte frigoriferë, por brenda ngarkesës policia kufitare ka mundur të gjejë edhe 200 kg kanabis.

Kamioni do të udhëtonte nga Shqipëria në Greqi, ndërsa lënda narkotike u gjet e fshehur në tavanin e mjetit.

Policia ka arrestuar sakaq drejtuesin e kamionit. Bëhet fjalë për një 55-vjeçar nga Tirana.

Dyshohet që destinacion i lëndës narkotike të jetë Turqia.

Kjo sasi drogë u konstatua gjate kontrollit per ngarkesen, dhe me pas u fut ne skaner ku rezultoi dhe sasia e madhe e droges. Ngjarja është shënuar pas mesnatës së sotshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco