Lajmi i fundit

FOTO/ SPAK konfirmon, pas kallëzimit të Bardhit, rifillon hetimet për dosjen 335/1 të Xibrakës

E rëndë/ Vetëvaret në ahurin e bagëtive nëna e 3 fëmijëve

E rëndë/ Vetëvaret në ahurin e bagëtive nëna e 3 fëmijëve

14:04, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një 51-vjeçare nga fshati ‘Skrevan’ në qytetin e Urës-Vajgurore është vetëvarur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin ‘Skrevan’ në Urë Vajgurore,ndërkohë që ajo është gjetur disa orë më vonë e varur nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar menjëherë policinë.

51-vjeçarja B. Sinjari ka vendosur t’i japë fund jetës,duke u vetëvarur me litar në pemën përpara ahuri të bagëtive, pak minuta pasi kishte ushqyer edhe kafshët e shtëpisë.

Ajo është dërguar me urgjencë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete dhe mjekët e kanë dërguar trupin e pajetë të saj në morgun e spitalit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminalistikë që bën edhe këqyrjen e vendngjarjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni, për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflijimit.

51-vjeçarja jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin ‘Skrevan’ dhe ishte nënë e 3-fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco