Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Nëna e vajzës që ngacmonte 73-vjeçari: Ka bërë akte të turpshme...

Nëna e vajzës që ngacmonte 73-vjeçari: Ka bërë akte të turpshme...

12:46, 29/04/2020
A+ Aa A-

“Ka bërë akte të turpshme me vajzën. Nuk ka kryer marrëdhënie intime. E kam parë me sytë e mi”.

Kështu deklaroi nëna e të miturës nga Fieri, e cila fatkeqësisht ra pre e ngacmimeve seksuale të një 73-vjeçari, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

Ka qenë pikërisht nëna e vajzës, shtetasja me inicialet M.B., ajo që ka denoncuar të moshuarin, të cilin e akuzon se e prekte vajzën 9-vjeçare në vende intime. Nëna eshte shprehur për mediat se nuk e kishte denoncuar Leonidha Rapushin më herët, sepse donte t’i shmangej konflikteve. Po ashtu ajo tregoi se për shkak të traumës, vajza e saj, kishte rënë dhe nga mësimet.

“Nuk kam pasur mbështetje më parë ndaj s’e kam denoncuar. I jam ruajtur konflikteve. Leonida e ndiqte edhe në shkollë. Vajza ka rënë shumë nga mësimet. Na kanë dëmtuar”, shprehet mamaja e të miturës.

“Kërkojmë që drejtësia të vihet në vend. Deklaratat e tij janë të pavërteta. Veprimet e turpshme të 73-vjeçarit ndaj vajzës time kanë nisur që në muajin gusht të 2019”.

Ajo thotë se vendosi ta denoncojë pas kaq muajsh pasi ka gjetur mbështetje dhe nuk donte që ngjarja të bëhej publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco