Thellohet karantina/ Policia: Kush largohet 500 metra nga banesa, dënohet

Thellohet karantina/ Policia: Kush largohet 500 metra nga banesa, dënohet

23:21, 13/04/2020
A+ Aa A-

Të gjithë u çliruan disi kur kryeministri Edi Rama deklaroi se, duke nisur nga sot, fasha e orarit për lëvizje shtyhet deri në 17:30. Por Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat, shpreh krejt të kundërtën.

Përmes një njoftimi, Policia sqaron se,  kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve, ndërsa fikson edhe oraret e lëvizjes,

"Është e lejuar vajtja dhe kthimi në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi në banesa në fashën e dytë orare 16:00-17:30", thuhet në njoftim.

Sa i përket qytetarëve, policia thekson se ata që aplikojnë për leje pranë e-albania nuk mund të largohen më shumë se 500 metra nga banesa e tyre.

NJOFTIMI:

Duke konsideruar urdhrin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 256, datë 10 prill 2020, ku është zgjeruar fasha orare e lejuar për qarkullimin e mjeteve nga ora 05:00 deri në 17:30, Policia e Shtetit tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuara dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.

Është e lejuar vajtja dhe kthimi në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi në banesa në fashën e dytë orare 16:00-17:30.

Lëvizjet e tjera të pamotivura në qendrat urbane te automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësisht autorizimeve të përftuara, të cilat në raste të përsëritura të abuzimit do të pezullohen.

Gjithashtu, të gjithë qytetaret të cilët janë pajisur me autorizim individual nga aplikacioni e-Albania nuk duhet të largohen më shumë se 500 m nga banesa, pasi në rast konstatimi të shkeljes së këtij rregulli, do të ndëshkohen me masë adiminstrative njësoj si ata që lëvizin pa leje.

Nisur edhe nga denoncimet e qytetarëve në adresat zyrtare të saj, për persona të caktuar që shkelin orarin e karantinës, për grup banorësh në lagje periferike të qyteteve apo për lokale që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, Policia e Shtetit ka marrë masa duke nxjerrë në patrullim punonjës policie të Policisë Kriminale dhe së fundmi dronë inteligjentë në të gjithë territorin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet çdo masë kufizuese, duke kontribuuar të gjithë së bashku për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ana 16/04/2020 01:59

Me mire tu beje testin i ti karantinoje se sa i len rrugeve keta jane bartes te virusit

Durim Nuka14/04/2020 09:47

Po ne banka dhe dyqane qe jane me shume se 500 m larg si do shkohet?

t14/04/2020 03:01

Pandemia do zgjase,po ashtu edhe karantina,dhe ky birbo km do i mbaje keto masa shtrenguese deri afer zgjedhjeve,duke bere keshtu çmos qe te marre nje mandat tjeter,por sidoqe te jetenuk duhet tja japim kete mundesi

Shto koment

Denonco