Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'Thashë të fshihem, kur djalit i bie pistoleta...': E plagosura tregon si u qëllua dhe u kap Orgest Bilbili

'Thashë të fshihem, kur djalit i bie pistoleta...': E plagosura tregon si u qëllua dhe u kap Orgest Bilbili

10:38, 11/04/2020
A+ Aa A-

Gruaja qe mbeti e plagosur dje në Tiranë, gjatë përplasjes me armë mes efektivit të Shqiponjave dhe të shumëkërkuarit Orgest Bilbili ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Gruaja me inicialet M.P., ka treguar për News 24 se ishte duke kaluar rastësisht ne këmbë në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi kishte dalë për të bërë pazar dhe sapo ka dëgjuar të shtëna në ajër ka tentuar të fshihet, por në atë moment është penguar me një zotëri dhe është qëlluar.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?

Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës.

Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap.

Në ato momente, djalit i bie pistoleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më qëlloi, por nuk e pashë kush më qëlloi.

Mora dy polumba. Besoj se plumbi që kam në këmbë do të jetë tek tuli, se unë e pash vetë dhe nuk besoj të ketë prekur kockën.

Kur u plagosët dëgjuat disa të shtëna më parë?

Njëherë në ajër dëgjova dhe u fsheha. U përpoqa të fshihesha dhe pastaj aq, nuk mbaj  mend asnjë gjë.

Jua drejtoj armën në ndonjë moment personi me të zeza?

Ktheva kurrizin për t’u fshehur dhe më pas u pengova me atë zotërinë.

Keni dy plumba në trup, fatmirësisht njeri ju ka dalë. Sa i përket plumbit që keni në këmbë çfarë ju kanë thënë mjekët në lidhje me dëmtimin?

Duhet të shohim ecurinë se si do të shkojë. Nuk duhet ta heqin se mund të ketë përkeqësime më thanë sot, por nesër do vijnë dhe do ta shohin, edhe do më japin atë pjesën përfundimtare se çfarë do të ndodhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco