Infektohen me COVID-19, 24 dasmorë

Infektohen me COVID-19, 24 dasmorë

20:53, 06/04/2020
A+ Aa A-

Në një kohë ku tubime, festa, grumbullime njerëzish, varrimet dhe dasma janë të ndaluara si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në veri të Kosovës, vetëm dy ditë pasi u konfirmuar rasti i parë me COVID-19, nuk kanë nguruar të zhvillojnë një dasmë.

Një dasmë që në fakt ka rezultuar një "minë me sahat", pasi prej saj deri tani kanë ndalë 24 raste pozitive, ndërsa pritet që numri të shtohet në ditët në vijim.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje live për Report TV, tha  se kjo ka ndodhur në Zveçan të Kosovës, ku jeton komuniteti serb.

"Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës më 12 mars, më 14 mars aty është bërë një dasmë në pjesën ku jeton komuniteti serb në veri të Kosovës në Zveçan ku kanë marrë pjesë 300 dasmorë. Aty ka rezultuar se ishte një i infektuar pastaj ky infektim është përhapur dhe deri tani janë në këtë pjesë të Kosovës më shumë se 24 të infektuar dhe numri i tyre po shtohet dhe dita ditës dhe që të gjithë kanë pasur lidhje me dasmën.

Të paktën 24 janë të identifikuar por numri mund të jetë shumë më i madh varet dhe nga analizat që do bëhen në ditët në vijim", tha Spahiu.
Në Kosovë janë të infektuar 145 persona, janë shëruar 23 të tjerë, ndërsa është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco