Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Dyshime për COVID-19/ Minoritari niset drejt Greqisë për kurim, kthehet nga dogana fqinje

Dyshime për COVID-19/ Minoritari niset drejt Greqisë për kurim, kthehet nga dogana fqinje

16:21, 04/04/2020
A+ Aa A-

Një banor i Sarandës, ka ndjerë shqetësime dhe pa u drejtuar në spitalin e qytetit për të parë gjendjen e tij ka tentuar të kalojë në Greqi, sipas tij me qëllim për t'u trajtuar në spitalin e Filatit. \

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë  Botës ky person ka hasur në pengesën e uniformave blu, të cilat e kanë kthyer pas duke e udhëzuar për në spitalin e Sarandës. 

Këmbëngulja e tij për të shkuar në Greqi ka qenë e madhe me pretendimin se ishte banor nga komuniteti minoritar grek dhe si i tillë nëse e linte pala shqiptare do kalonte pa problem nga pala greke. 
Burime të sigurta bëjnë me dije se lidhur me rastin në fjalë pala greke njoftoi se nuk do ta lejonin në asnjë mënyrë për të kaluar.

I ndodhur në këtë situatë qytetari u kthye dhe u paraqit në spitalin e Sarandës. 

Atje duke e parë se kishte shqetësime dhe i ngarkuar nga mushkritë, u dyshua për coronavirus, ku iu nënshtrua testimit.
Këtij shtetasi iu  mor tampon dhe iu nisën analizën për Tiranë, përgjigja e të cilave  vijnë një ditë më vonë. 
Ndërkohë qytetari është detyruar të karantinohet në banesën e tij deri në pritje të analizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco