Pas 4 javësh bllokuar në kroçiera, riatdhesohen 37 detarë shqiptarë

Pas 4 javësh bllokuar në kroçiera, riatdhesohen 37 detarë shqiptarë

10:59, 04/04/2020
A+ Aa A-

Drejtoria e Pergjjthshme Detare njoftoi se falë një operacioni riatdhesimi, arriti të kthejë në atdhe 35 detarë shqiptarë dhe 2 detarëve Kosovarë të cilët kishin 4 javë te bllokuar ne tragetet e kroçerat e kompanisë GNV ne Itali.

Pas bahskëpunimit të Ministrisë së Shendetesisë dhe Ministrisë së Jashtme u arrit që 37 detarët të imbarkoheshin mbrëmë në tragetin GNV AZZURRA në Bari dhe të niseshin në drejtim te Shqiperisë. Detarët shqiptarë sot mberrijnë në Portin e Durrësit ku janë marrë te gjtha masat për kontrollin e tyre mjeksorë dhe transportin e tyre.

Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët shqiptarë qe punojnë në anijet me flamur te huaj duke i asistuar dhe keshilluar per problematikat qe kanë. Nga kontaktet qe ka pasur, shumica e tyre vazhdojnë punën ne anijet qe transportojne mallra duke kontribuar ne levizjen e mallrave në keto ditë te veshtira per gjjthë botën.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco