Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

44 të shëruar/ Harta zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë

44 të shëruar/ Harta zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë

11:15, 30/03/2020
A+ Aa A-

Rritet bilanci i te prekurve me koronavirus në vendin tonë. Në një komunikim për mediat, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 11 raste të reja, ndërsa në total janë 223 persona të prekur nga virusi vdekjeprurës.

"Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë," tha ajo.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar. 

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit

-3 raste Tirana
-2 raste Durrës
-2 raste Korçë
-1 rast Fier
-1 rast Tropojë
-2 raste Shkodër

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 124 raste
- Durrës 14 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Fier 23 raste
- Kavajë 4 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Korçë 14 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 7 raste
- Lezhë 5 raste
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 3 raste
- Mirditë 1 rast

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni30/03/2020 12:01

1. Sa thirrje nga të sëmurë me simptomat kanë marrë deri më sot..... dhe ecuria nga mesi i shkurtit ? 2. A janë testuar në shtëpi këta njerëz dhe kontaktet e tyre..? 3. Sa testime (tamponë) janë kryer deri më sot..?? 4. Sa testime janë bërë në mjedise pune ku kanë rezultuar punonjës të infektuar..?? 5. A ka një liste të të ardhurve nga vende të huaja të infektuara dhe kontaktet e tyre..??

Shto koment

Denonco