Dy gjyshe nga Durrësi, heroinat që i mbijetuan koronavirusit

Dy gjyshe nga Durrësi, heroinat që i mbijetuan koronavirusit

10:51, 30/03/2020
A+ Aa A-

Jo vetëm nënë Haxhireja 80-vjeçare nga Durrësi i ka mbijetuar koronavirusit dhe ka dalë shëndoshë e mirë nga spitali, por edhe tjetër “heroinë” më e madhe në moshë se ajo, 85 vjeçe, është shëruar.

Gruaja e panjohur, edhe ajo nga Durrësi, ka dalë më herët dhe pasi ka qëndruar mbi dy javë në spital, ka dalë e shëruar.

Të dyja gjyshet e forta e kanë përballuar me sukses sëmundjen e rëndë dhe e kanë lënë Infektivin, pasi kanë marrë me vete urimin e dhjetëra mjekëvë që iu shërbyen atje në ditët e vështira, për një jetë shumë të gjatë.

Janë shënuar katër persona të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, sipas ISHP dhe në total, nga fillimi i epidemisë, numri i të shëruarve është 44.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco