Preket nga koronavirusi një fëmijë shqiptar vetëm 7-muajsh

Preket nga koronavirusi një fëmijë shqiptar vetëm 7-muajsh

11:06, 27/03/2020

Një fëmijë shqiptar 7-muajsh e gjysmë u diagnostikua me Covid-19 në ishullin e Rodosit në detin Egje, rasti i parë në ishull.

Mësohet se familja shqiptare jeton në fshatin Arkangjelos të ishullit.

TCH mëson se ata ishin kthyer para 12 ditësh nga Italia.

Fëmija kishte pasur temperaturë,dhe ishte dërguar në spitalin e Rodosit për ekzaminim. Atje mjekët konfirmuan se bebja ishte prekur nga virusi,dhe e shtruan në një dhomë të posaçme të këtij spitali.

Ndërkohë,familjarët dhe mjekët e spitalit që patën kontakte me fëmijën,janë futur në karantinë.

Gjendja e fëmijës për momentin është e mirë dhe reagon mire ndaj kurave që po i injektohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco