Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pacientja me koronavirus/ Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë

Pacientja me koronavirus/ Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë

10:09, 26/03/2020
A+ Aa A-

Mbyllet pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës. Një paciente ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte pasur temperaturë. Simptomat nuk kanë qenë të dukshme fillimisht, por me kalimin e ditëve i është shtuar temperatura dhe mjekët i kane bërë tamponin ku ka rezultuar pozitive.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët. Ata janë në pritje të rezultateve.

Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive. Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19, dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco