Kronikë e një vrasje të paralajmëruar

Kronikë e një vrasje të paralajmëruar

17:43, 03/03/2020
A+ Aa A-

Një gjyq i çuditshëm po zhvillohet në Zvicër. Një shqiptar kërkon që të shpallet i pafajshëm për dhunë në familje. Por teksa procesi kishte shkuar për apelim në gjykatën e lartë, ai e vrau të shoqen me thikë

Nga Alois Feusi, NZZ

Për më shumë se një vit, të paktën nga 1 janari 2017 deri në arrestimin e tij në mes të shkurtit 2018, një shqiptar 38-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ia bëri jetën ferr bashkëshortes së tij tre vite më të vogël. Prindërit e katër fëmijëve kishin shpesh probleme gjatë martesës 13-vjeçare. Një hekur me majë godiste vazhdimisht mbi trupin e saj. Sa herë gruaja thoshte se do të ndahej, rrahjet bëheshin më të shpeshta.

I frymëzuar nga një akt i përgjakshëm në nëntor të vitit 2016 në qytetin gjerman të Hameln, burri e kërcënoi gruan e tij në fillim të vitit 2017 se do ia lidhte flokët në makinë dhe do e tërhiqte zvarrë nëpër rrugë. Ai nisi ta rrihte çdo dy deri në tre javë. Përveç kësaj, në dhjetor të vitit 2017 ajo e shpëtoi atë nga marrja e një gjobe serioze për tejkalim shpejtësie. Ajo shpëtoi bashkëshortin dhunues nga gjoba, kurse vetë nisi të merrte autobusin.

Gjaku deri në gju

Në shkurt të vitit 2018, ai e kërcënoi gruan disa herë se do e vriste. Pasi ajo u arratis te vëllai, ai i tha atij gjithashtu se do e vriste. Në një SMS dërguar atij, shkruante: ‘Betohem te Zoti se gjaku do të shkojë deri në gju’. Ai po ashtu krijoi një profil në Facebook me emrin e gruas, një myslimane praktikante, e veshur me shami dhe pallto të gjatë, ku tregohej një grua e panjohur në një shtrat, e cila mbante veshur vetëm geta.

Ai u arrestua në mes të shkurtit 2018. Pasi kaloi dy muaj e gjysmë në paraburgim, humbi biznesin. Ai u ndalua që të kishte kontakte dhe gjykata e dënoi me 11 muaj burgim me kusht dhe gjobë 2 mijë franga.

Kundër këtij vendimi, ai bëri një apelim. Sidoqoftë, gjyqtarët kryesorë nuk besuan te pretendimet e tij se ishte plotësisht normale në kulturën e tij të kërcënonte dikë me vdekje. Ai tha se nuk mund të vriste asnjë pulë dhe se nuk e rrihte kurrë gruan e tij.

Prezumimi i pafajësisë vlen

Për shkak se i akuzuari nuk pranoi të jepte ndonjë informacion këtë të hënë, gjykata e lartë duhet të respektojë deklaratat e tij të mëparshme. Sidoqoftë, këto tani duken të çuditshme. Ndërkohë burri e ka realizuar kërcënimin e tij dhe e ka goditur me thikë gruan e tij në banesën e re më 26 gusht 2019. Ndalimi i kontakteve ishte hequr katër javë më parë. Asnjë shkelje nuk ishte raportuar që nga fillimi i majit 2019.

Ky hetim penal është në fazat përfundimtare dhe është e qartë se 38-vjeçari do të akuzohet. Por nuk është arritur asnjë vendim dhe gjykata e lartë duhet të përmbahet te prezumimi i pafajësisë. “Drejtësia do të triumfojë dhe e vërteta do të dalë në dritë”, thotë shqiptari. “Kjo është shkruar në yje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco