Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ëndërronte të bëhej futbollisti i njohur, i riu përfundon në ...

Ëndërronte të bëhej futbollisti i njohur, i riu përfundon në ...

14:49, 28/02/2020
A+ Aa A-

E pranoi që në çastin e parë kur u mor në pyetje nga policia:

‘Është e vërtetë, kam ardhur këtu për të shitur drogë’. Tani dëshiron ta nisë nga e para, apo më mirë, nga dy gjëra: një punë e ndershme (të cilën ia ka gjetur xhaxhai në Itali) dhe nga pasioni për futbollin.

Por, duhet ta bëjë larg Zvicrës. Dëbimi dhjetëvjeçar nga Zvicra dhe dënimi me 19 muaj burg, konvertuar në dy vjet burg me kusht, janë vendimet e marra nga gjykata e Luganos për 20-vjeçarin shqiptar.

Në Shqipëri ai kishte nisur karrierën e futbollistit profesionist, por skuadra e tij luante në ligën e dytë, kështu që nuk bëhej fjalë për paga të larta.

Për pasojë, kur dikush i ofroi një ‘punë’ për të kryer në Zvicër, u josh. Dhe besoi, gjë që iu premtuar edhe kjo, se atje do të gjente edhe një skuadër për të vazhduar karrierën. Por gjeti vetëm burgun për shitjen e 250 gramëve kokainë vitin e kaluar, plus 40 të tjera që iu gjetën gjatë arrestimit në Chiasso.

Ai pranoi gjithçka, pranoi gjykimin e shkurtuar dhe dëgjoi me kokën ulur vendimin e gjyqtarit.

Hetimi bëri të mundur identifikimin dhe vënien nën akuzë të personave të tjerë të lidhur me trafikun në fjalë.

Peshq të vegjël, ndërsa individët që orkestrojnë gjithçka nga Shqipëria janë të vështirë për t’u kapur. Janë të lirë dhe vazhdojnë të mbytin Ticinon me drogë dhe korrierë për ta trafikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco