Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ 1.3 ton drogë, ministri e konfirmon: Ne kapëm vetëm 1 kg kokainë

FOTO/ 1.3 ton drogë, ministri e konfirmon: Ne kapëm vetëm 1 kg kokainë

13:20, 20/02/2020
A+ Aa A-

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm 1 kilogram kokainë.

Ndërkohë që janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar në stacionin policorë, ndërsa gjatë ditës pritet të dalin para gjykatësit hetues.

Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtare, me ç'rastë janë përfshirë edhe disa vende të tjera.

‘Bëhet fjalë për në interes të hetimit, personat që  janë arrestuar, unë i përmenda. Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona tjerë dhe kompani tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet.

Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm 1 kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin.

Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës’, tha Çulev duke mos shpalosur më shumë detaje nën arsyetimin që të mos dëmtoj procesin sepse bëhet fjalë për informata sensitive.

‘Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime’, tha Çulev.

‘Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtarë. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat’, u shpreh Çulev.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco