Kapet shqiptari që trafikoi 120 milionë euro kokainë

Kapet shqiptari që trafikoi 120 milionë euro kokainë

15:04, 19/02/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Pordenones mbrëmjen e së martës, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge.

Ndalimi u bë pas një kontrolli rutinë nga një patrullë e policisë në mision parandalimi të krimeve, e cila ndaloi një makinë BMW me tre persona brenda, të cilët rezultuan shtetas shqiptarë rezidentë në Itali.

Pas verifikimit të dokumenteve, rezultoi se mbi njërin nga personat rëndonte një mandat kërkimi evropian për trafik ndërkombëtar droge.

Mandat arresti ishte lëshuar në 3 shkurt të këtij viti nga autoritetet gjyqësore greke në kuadrin e një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shqiptari një ndër të hetuarit, akuzohet për futje në mënyrë të paligjshme në territorin e Bashkimit Evropian nga Amerika Jugore e Qendrore të 1.2 tonë kokainë, me vlerë rreth 120 milionë euro.

Identiteti i shqiptarit u konfirmua nga shenjat e gishtave të cilat përputheshin me ato të nxjerra nga autoritetet greke.

I arrestuari me iniciale A. A. është lindur në Mirditë më 1978 dhe banon në Pordenone, tashmë në pritje të dorëzimit te autoritetet greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco