Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Forcat xhenio heqin lëndën plasëse nga makina e Licit, detaji i dyshimtë që vunë re...

Forcat xhenio heqin lëndën plasëse nga makina e Licit, detaji i dyshimtë që vunë re...

13:07, 16/02/2020
A+ Aa A-

Forcat xheniere që mbërritën nga Tirana kanë hequr pakon me lëndë plasëse që ishte vendosur poshtë mjetit të administratorit të Vllaznisë Suad Lici, në Shkodër.

Xhenierët konfirmuan se pakoja ishte me lëndë palsëse, ama mungonte fitili i saj ndezës. Nuk dihet nëse ky ka qenë një incident nga ana e autorëve që kanë vendosur pakon, apo qëllimi i tyre ka qenë vetëm për të paralajmëruar Licin, i cili e konstatoi vetë pakon poshtë mjetit.

Raportohet se pakoja tashmë do të dërgohet në laborator, ku do të bëhet ekspertiza e plotë e saj.

Pak orë pasi konstatoi një pako të dyshimtë në mjetin e tij, administratori i Vllaznisë Suad Lici, është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd. Në një deklaratë për mediat, Lici tha se ai është një person i lirë dhe nuk ka konflikt të hapur me askënd.

E ndodhur në vendin e ngjarjes, kryebashkiakia Voltana Ademi u shpreh se situata në Shkodër nuk është aspak e qetë, ndërsa tha se duhet ti lihet vendi policisë në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës.

“T’iu lëmë mundësi teknicienëve që të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes”, u shpreh Ademi.

Njoftimi i policisë së Shkodrës për rastin:

Më datë 16.02.2020, rreth orës  08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë  lëndë plasëse.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco