Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Gazetarja sportive u përfol si shkaktare aksidenti, ja çfarë thotë Policia për rastin

Gazetarja sportive u përfol si shkaktare aksidenti, ja çfarë thotë Policia për rastin

20:20, 12/02/2020
A+ Aa A-

Mediat shpërndanë ditën e sotme një lajm, sipas të cilës makina e gazetares sportive Ilda Bejleri është përfshirë në aksident duke lënë të lënduar rëndë shtetasen Enriketa Gjuzi, 63 vjeç.

Vetë gazetarja e ka mohuar lajmi, ndërkohë që rasti është bërë i njohur edhe nga Policia, që njofton se është në kërkim të makinës që shkaktoi aksidentin.

‘Tiranë/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin "Gjergj Fishta", ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.’

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx12/02/2020 22:38

OFL nese do e kish seriozisht do ndiqte parate, makinat e apartamentet e ketyre pjeshkave te papergjegjeshme per te arritur te biznesmenet e dyshimte qe cdo qindarke e kane vene ne menyre kriminale.

Shto koment

Denonco