Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Me flokë të gjatë dhe gjysmëmjekër, ja kush është autori i krimit makabër me sëpatë në Korçë

FOTO/ Me flokë të gjatë dhe gjysmëmjekër, ja kush është autori i krimit makabër me sëpatë në Korçë

22:42, 28/01/2020
A+ Aa A-

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga Top Channel është vrasësi Zamir Topi i cili pasditen e sotme qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin në qytetin e Korçës.

Burime bëjnë me dije se Zamir Topi ishte person me probleme mendore madje kishte edhe një kartelë mjekësore.

Motiv i vrasjes është bërë një konflikt për varret e familjarëve të viktimës dhe autorit.

Dy personat ishin bashkëfshatarë nga fshati Poçestë.

Viktima u qëllua me sëpatë në kokë nga autori Zamir Topi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe më tej u kap nga policia pak metra larg vendit të krimit. Ngjarja ndodhi në lagjen 9 të qytetit në afërsi të pazarit të Korçës ndërsa sipas të dhënave konflikti kishte në qendër grindjen mes palëve për dëmtimin e një varri.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco