Aksidenti tragjik në Librazhd-Përrenjas, viktima vëllai i kreut të PD

Aksidenti tragjik në Librazhd-Përrenjas, viktima vëllai i kreut të PD

17:14, 24/01/2020
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa 3 të tjerëa kanë mbetur të plagosur.

Sipas asaj që raporton korrespodenti I Syri TV nga vendngjarja, viktima është Ardian Vreto, 45 vjeç, vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto.

45-vjeçari ka punuar më herët si punonjës policie, ndërsa aksidenti fatal ndodhi pranë fshatit Pishkash.

Sa i përket të plagosurve, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Durrësi, Adnan dhe Frida Sofa, të cilët janë dërguar në Spitalin e Librazhdit.

Viktima:

Image

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco