Pasiguria në vend/ Publikohen koeficientët, ja sa kuotohen vrasjet sipas qyteteve

Pasiguria në vend/ Publikohen koeficientët, ja sa kuotohen vrasjet sipas qyteteve

19:18, 21/01/2020
A+ Aa A-

Vrasjet e shumta, atentatet mafioze, shpërthimet me eksploziv dhe djegjet e makinave e kanë rritur shumë pasigurinë në vend dhe frikën te qytetarët.

Vetëm gjatë 3 javëve të para të vitit, vrasjet, plagosjet dhe ngjarjet e rënda kriminale kapin shifra aq të frikshme, sa pavarësisht ndalimit të basteve sportive, shqiptarët kanë nisur të luajnë me “a do të ketë sot vrasje apo jo?”.

Shkodra dhe Vlora kanë koeficientët më të ulët pasi kriminaliteti në këto dy qytete mbetet permanent, shtuar këtu edhe Elbasanin. Ndërsa Tirana dhe Durrësi vijnë me kuota disi më të larta.

Image

Duket një fenomen qesharak në pamje të parë, por që tregon faktin e frikshëm se vendi është mbërthyer nga frika e kriminalitetit që nuk po di të ndalet, shkruan Syri.net.

VRASJET QË KANË TRONDITUR VENDIN KËTË FILLIMVITI:

VRASJA NË TROPOJË

Një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti është vrarë mbrëmjen e 5 JANARIT me armë zjarri rreth orës 23:32. Viktima është Guxim Gjyriqi 47 vjeç. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen "Partizani". Gjuriqit i është zënë pritë dhe pasi e thirrën në emër, atentatorët e qëlluan me breshëri automatiku nga një mjet pa targa duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një makinë e djegur u gjet në fshatin Golaj të Hasit, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së 47 vjeçarit.

VRASJA NË RRËSHEN

Kastriot Reçi, 47-vjeç, babai i një fëmije në pritje të bëhej për së dyti baba pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, u ekzekutua më 7 janar në qendër të qytetit me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

Siç shihet edhe në videon ekskluzive të Syri.net, sapo përqafon fëmijën, para syve të të miturit i cili ka parë ngjarjen e rëndë, Reçi qëllohet me snajper duke u rrëzuar në tokë para gruas dhe fëmijës që sapo takoi, ndërsa njerëzit më pas largohen në panik.

VRASJA NË MALLAKASTËR

Më 5 janar, në Gjerbës të Mallakastrës do të vritej në mënyrë barbare, 51-vjeçarja Drita Saliaj.

Viktima u mbyt me peshqir, trupi i saj u hodh në rezervuar. Në dosje e prokurorisë, thuhet se viktima është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.

Një ndër të akuzuarit për ngjarjen është nipi i bashkëshortit të viktimës.

VRASJA NË PASKUQAN

Më 9 Janar do të vritej me sende të forta në banesë nga kunati I saj Enkeleda Çapoku, 30 vjeçe, nënë e një vajze, dëshmitare okulare e skenës makabre.

Eredet Çapoku, 34 vjeç, goditi për vdekje me sende të forta kunatën e tij shtetasen Enkeleda Çapoku,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. 

E ëma e viktimës tregoi se autori goditi me levë atë dhe vajzën 18 vjeçe dhe më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.

VRASJA NË TIRANË

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku një 28 vjeçar u qëllua për vdekje.

Bëhet fjalë për Vilson Tafciu, i cili në momentin e atentatit ka qenë i ulur në ambientet e një lokali, bashkë me miq të tij.

Viktima  përdorte 2 mbiemra, Tafciu dhe (Noka).

Autorët kanë zgjedhur të thërrasin viktimën, jashtë ambienteve të lokalit, e më pas kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët janë larguar me një automjet tip Golf 6.

Mësohet se ka patur shumë persona në momentin kur ka ndodhur atentati ndaj 28 vjecarit. Viktima ishte me dy mikeshat e tij ne lokal, dhe është thirrur nga një i njohur jashtë. Duket se ngjarja ka qenë e mirëmenduar, pasi ka qenë një i njohur që e ka thirrur.

Miqtë dhe dëshmitarë të shumtë tashmë janë shoqëruar në komisariatin nr. 6, për të dhënë dëshminë e tyre, ndërkohë njoftohet se është gjetur arma e krimit në vendngjarje, një pistoletë TT.

28-vjeçari është qëlluar me tre plumba duke gjetur vdekjen e menjëhershme. /Syri.net

Koeficientët sipas qyteteve:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco